Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës, ku një person është mbytur në det.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lagjen numër 1 të qytetit Bregdetar, pranë shëtitores Taulantia, ku trupi i pajetë është konstatuar nga banorët e zonës.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet se një trup o pajetë ka dalë në sipërfaqe të ujit, por akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjininë apo identitetin e viktimës.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e viktimës.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
/abcnews.al