Kukësi ka arritur të mbyllë në avantazh 2-0 pjesën e parë kundër Kastriotit, sfidë e cila po zhvillohet në stadiumin e Kamzës.
Goli i parë është shënuar nga Feijiao në minutën e 22, minutë e cila ishte “ e treta e vërteta” për Feijao i cili ndëshkon Kastriotin. Sulmuesi brazilian tregohet i saktë në goditjen me kokë brenda zonës duke mos i lënë asnjë shans portierit Vata.
Ndërsa në minutën e 42 vjen dhe goli i dytë nga Milunovic i cili dyfishon shifrat për verilindorët. Gjelbërim Taipi asiston për Milunovic me këtë të fundit që nuk fal përballë Vatës.
Edhe Sfida tjetër mes Tiranës dhe Egnatias është mbyllur pjesa e parë me shifrat 2-0, me bardh e blutë që kanë ndëshkuar dy herë Egnatian.
Në minutën 38 pas një kombinimi të bukur Seferi-Ismajlgeci me këtë të fundit që nuk e kishte të vështirë të mposhte portierin Duric.
Ndërsa Ngo kthehet tek goli pas një periudhe relativisht të gjatë duke dyfishuar rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.
Kështu mbyllen pjesët e para të dy sfidave që shikojnë Tiranën dhe Kukësit teksa kryesojnë dhe rivalizojnë njëkohësisht në distancë për vendin e parë.
/f.a/abcnews.al