Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mbërrin anija e marinës italiane në Shëngjin, pritet të kthejë emigrantët në Itali

schedule12:37 - 1 Shkurt, 2025

schedule 12:37 - 1 Shkurt, 2025

Gjykata e Apelit në Romë ka pezulluar paraburgimin e 44 emigrantëve që u transferuan nga brigjet e Lampedusës në kampin e Gjadrit në Lezhë. Emigrantët duhet të kthehen në Itali dhe ky vendim ka ardhur me argumentimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta.

Efekti i këtij vendimi është se azilkërkuesit do të dërgohen në Itali dhe atje do të presin vendimin. Duke qenë se pezullimi e bën të pamundur respektimin e afatit dyzet e tetë orësh për vlefshmëri, detyrimisht emigrantët do të kthehen pas.

Për këtë arsye, anija italiane e marinës ushtarake italiane Costiera ka mbërritur paraditen e kësaj të shtune në portin e Shëngjinit për të kryer transportin e emigrantëve drejt Barit. 36 shtetas nga Bangladeshi dhe 8 nga Egjipti u transportuan rreth mesditës nga Gjadri drejt portit të Shëngjinit për të vijuar më tej procedurat në shtetin italian./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!