VIDEO/ Mbappe mposht i vetëm Reims, Milani e Roma triumfojnë me “poker”

schedule22:39 - 29 Gusht, 2021

schedule 22:39 - 29 Gusht, 2021

Festojnë Milani, Roma dhe PSG. Dy ekipet italianë kanë shënuar nga katër gola kundër Cagliari dhe Salernitana, kurse francezët mposhtën 2-0 skuadrën e Reims.

Në fushë u hodh edhe Valon Berisha, në fillim të pjesës së dytë. Para PSG-së plot yje Reims nuk kishet ccfarë bënte. Kylian Mbappe ishte ai që e zgjidhi ndeshjen.

Që në fillim shënoi me kokë pas një krosi të Di Maria, kurse në pjesën e dytë shënoi edhe golin e qetësisë. Nuk mungoi as Messi në fushë, i cili u fut në vend të Nyemar (66′).

SERIA A – Milani dhe Roma i janë bashkuar Interit, Lazios dhe Napolit që i kanë fituar dy ndeshjet e para të kampionatit. Kuqezinjtë mposhtën 4-1 skuadrën e Cagliari dhe gjithçka e zgjidhën në 45 minutat e para.

Tonali me goditje dënimi zhbllokoi rezultatin, por Deiola i skuadrës nga Sardenja vendosi baraspeshën. Milani u hodh në sulm dhe për 10 minuta shënoi edhe dy gola të tjerë, me Leao dhe Giroud. Ky i fundit realizoi edhe të katërtin me penallti.

Ndryshe nga Milani, Roma i realizoi 4 golat ndaj Salernitana në pjesën e dytë. Lorenzo Pellegrini e hapi dhe e mbylli shfaqjen, ndërkohë që për verdhekuqtë e Mourinho realizuan edhe Veretout dhe Abraham. Për anglezin ishte goli i parë në Serie A. /abcnews.al