VIDEO/ Manchester City kalon pa problem transfertën ndaj Brighton

schedule21:11 - 23 Tetor, 2021

schedule 21:11 - 23 Tetor, 2021

Manchester City ka mposhtur në transfertë Brighton me rezultatin 1-4 në kuadër të javës së nëntë të Premier League.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13 me Gundogan më pas u shënuan edhe dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë me Foden, 28’ dhe 31’.

Me rezultatin 0-3, do përfundonte pjesa e parë me të dytën që nis me City-n me të tërhequr dhe që andiministon rezultatin.

Brighton do të ndizte një shkëndijë në minutën e 81 me Mac Allister, por miqtë do të shënonin edhe të 4 me Mahrez në shtesë.

Me fitorën 1-4, City ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, dy më pak se kryesuesit e Chelsea, ndërsa Brighton në vendin e 4 me 15 pikë. /abcnews.al