VIDEO/ Manastirliu komunikon me mjekët e karantinuar në Infektiv, tregojnë si është gjendja e 8 pacientëve

schedule12:53 - 13 Mars, 2020

schedule 12:53 - 13 Mars, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pasur një “video call” direkte nga zyra e saj me ekipin e mjekëve dhe infermierëve që në këto momente po shërbejnë në Spitalin Infektiv tek pacientët e konfirmuar me COVID-19.

Grupi i mjekëve ndodhet i karantinuar duke trajtuar të infektuarit. Në video shihet  teksa ministrja pyet për të infektuarit.  Shefja e Shërbimit Infektiv  Najada Çomo shpjegoi gjatë lidhjes direkte me ministren që gjendja e 8 të prekurve është e stabilizuar.

Gjatë bashkëbisedimit me ministren, mjekët e infektivit kërkuan që gjithë qytetarët të kenë besim tek puna e tyre sepse po përpiqen për të bërë më të mirën e mundshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!