VIDEO/ Mallkimi nuk i ikën Teutës, Kastriot i pathyeshëm! Kukësi marshon

schedule18:44 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 18:44 - 5 Dhjetor, 2020

Spektakël në Durrës, por jo fitues, kurse Kukësi ngjit shkallët e klasifikimit me fitoren e tretë radhazi. Verilindorët, këtë herë me Skënder Gegën në stol, mundën Apoloninë me rezultatin e ngushtë 1-0. Fierakët u paraqitën mirë dhe mund të kishin shënuar të parët me Redon Mihanën.

Sulmuesi gaboi i vetëm me portierin Tafa, ndërkohë që më pas të njëjtën gjë bëri edhe Eze. Nigeriani, pak metra me portën, e dërgoi topin mbi traun e portës. Gjithsesi atë gabim e shleu në fund, kur pas pasimit të Cooper e çoi topin në rrjetë dhe e ngjiti skuadrën e Kukësit në vendin e katërt, me vetëm tre pikë më pak se Vllaznia kryesuese.

Në Durrës vijon seria e barazimeve, këtë herë me rezultatin 1-1. Teuta e ka të vështirë të fitojë dhe Kastrioti, që mbetet i pamposhtur, reziston pavarësisht mungesave të shumta. Hidi ishte shpëtimtar për Kastriotin në disa raste. Emocionet ishin të mëdha në fund, pasi Okebugëu shënoi në portën e Frashërit dhe shtangu Teutën. Gjithsesi, Lorenco Vila i kthyer nga pezullimi, pas një minute vendosi baraspeshën dhe shmangu humbjen e durrsakëve. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E shtunë, më 5 dhjetor, ora 16:45

Kukësi-Apolonia 1-0
Shënues: Eze 79′
Teuta-Kastrioti 1-1
Shënues: Vila 87′ / Okebugwu 86′

renditja

87′ sulm i menjëhershëm i Teutës, që shënon në portën e Isli Hidit me anë të Lorenco Vilës

86′ Okebugwu befasoi Teutën me një goditje nga jashtë zone, portieri Frashëri detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta

79′ Cooper asistoi për sulmuesin tjetër, Eze, i cili pranë portës nuk gaboi dhe e çoi topin në rrjetë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!