VIDEO/ Majmuni tenton t’i heqë bluzën modeles, e qëllon me shuplakë kur 28-vjeçarja e ndalon

schedule13:29 - 11 Nëntor, 2022

schedule 13:29 - 11 Nëntor, 2022

Momenti kur një majmun tenton të ulë bluzën pa rripa të ish-Missit të Perusë, Paula Manzala, në Bali, Indonezi është bërë viral në Tik-Tok. Bukuroshja vizitoi një kopsht zoologjik me miqtë e saj dhe sakaq iu afrua majmuni i cili nuk e linte të qetë.

Fillimisht majmuni vuri re dekoltenë e modeles dhe më pas u përpoq të hiqte bluzën e zezë të 28-vjeçares.

@paulamanzz Yo solo queria que no me toque mis.. 🥲🙈 #indonesia #bali #monkey #peruana ♬ Oh No (Instrumental) – Kreepa

Kur ish-Miss Peruja u përpoq ta ndalonte, majmuni nuk ngurroi t’i jepte një shuplakë fytyrës.

Modelja 28-vjeçare  ngarkoi në TikTok videon e realizuar nga një mikeshë e saj gjatë vizitës së tyre në kopshtin zoologjik “Ubud Monkey Forest”, siç raporton Daily Mail.

Videoja shumë shpejt u bë virale. /Abcnews.al/