VIDEO/ Majko, Manja dhe Braçe tregojnë nëse i frikësohen shpërndarjes së Parlamentit nga Meta në orën 14:00

schedule12:43 - 15 Nëntor, 2019

schedule 12:43 - 15 Nëntor, 2019

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 14:00, ndërkohë që gjatë paradites kishte folur ndër të tjera edhe për mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit apo të rënies së qeverisë.

Fill pas kësaj deklarata mundësia e shpërndarjes së Parlamentit është rikthyer në vëmendjen e publikut në një ditë kur Kuvendi miratoi rezolutën që parashikon si veprim final kufizimin e kompetencave të Presidentit.

I pyetur për mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit, Pandeli Majko tha se shpresonte që kjo të mos ndodhte pasi vendi i duhej stabiliteti politik, “ashtu siç e kërkojnë edhe partnerët ndërkombëtarë”.

Uroj që kjo të mos ndodhë sepse ka disa nene të Kushtetuës, të cilat duhen respektuar në mënyrë rigoroze. Mendoj se Presidenti duhet të jetë protagonist i dialogut dhe sigurisë kombëtare“, tha Majko.

Ndërkohë, zv.kryeministri Braçe tha se kjo nuk mund të ndodhë pasi e ndalon Kushtetuta.

Kurse, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se nuk çuditet nëse Meta shpërndan sot Parlamentin, pasi sipas tij, kjo do të vinte në vazhdën e absurditeteve të deritanishme të Presidentit të Republikës. “Sovranin e ka zgjedhur populli dhe jo Presidenti, është populli ai që zgjedh sovranin jo Presidenti. Nuk ka asnjë shans të shpërndajë Parlamentin“, tha Manja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!