VIDEO | Magji e Lamelas, Tottenham kualifikohet në FA Cup

schedule23:00 - 14 Janar, 2020

schedule 23:00 - 14 Janar, 2020

Ekipi i Tottenham ka vuajtur por ia ka dalë përballë Middlesborough që të kalojë në raundin e katërt të FA Cup. Në takimin e parë, këto dy skuadra u ndanë në barazim 1-1, çka bëri që ndeshja sot të luhej. Në fushën e vet, Tottenham zgjidhi gjithçka shumë shpejt, duke shënuar dy gola në 15 minuta.

Ishte Lo Celso ai që shënoi golin e parë që në minutën e tretë të sfidës, duke kaluar në avantazh “Gjelat” e Londrës. Në minutën e 15-të, shënoi fantazisti tjetër argjentinas, Eric Lamela. Ky i fundit shënoi një supergol, duke dyfishuar shifrat për të besuarit e Jose Mourinhos.

Middlesborough arriti të shënojë një gol, duke shkurtuar shifrat në minutën e 83-të, me anë të Saville. Megjithatë, Tottenham ia doli të ruajë epërsinë dhe të kualifikohet në raundin e katërt të FA Cup./abcnews.al