Spektakël dhe emocion në supersfidën e mbrëmjes mes Juventus e Inter, me “derbin e Italisë”, i cili përkon dhe me “aktin e parë” të gjysmë-finales së Kupës së Italisë është mbyllur me rezultatin e barabartë 1 me 1.
Golat e sfidës erdhën të dy në fundin e lojës, ku fillimisht anësori kolumbian i “zonjës së vjetër”, Juan Cuadrado gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 83’-të të sfidës, ndërsa Romelu Lukaku ndëshkoi “bardhezinjtë” pas ekzekutimit perfekt të një 11-metërshi, të akorduar nga arbitri Davide Massa pas ndërhyrjes së sistemit “VAR”.
Me këtë rezultat gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në “Giusseppe Meazza”, ndërsa ditën e nesërm do të zhvillohet dhe “akti i parë” i sfidës tjetër gjysmë-finale, mes Fiorentinas dhe Cremoneses. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Goli i Juan Cuadrado:
Goli i Romelu Lukaku: