VIDEO/ Lot, dedikim dhe këngë: Gimnasia triumfon për Maradonën

schedule09:59 - 29 Nëntor, 2020

schedule 09:59 - 29 Nëntor, 2020

Gimnasia La Plata nuk donte të luante. Diego Maradona nuk jeton më dhe për ta ishte më e vështirë se për këdo. Legjenda argjentinase ishte trajneri i tyre dhe kërkuan që të mos zbrisnin në fushë, edhe pse ishte një ndeshje e Kupa Diego Maradona.

Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë. Një minutë heshtje, fotografia e Maradonës përpara tyre, një tjetër në monitorin e stadiumit, ndërkohë që në ajër fluturonte edhe një balonë me ngjyrat e flamurit.

Sigurisht me numrin 10 në të. Kamerat në krahun tjetër po regjistronin gjithçka, edhe lotët e futbollistëve. Thonë që burrat nuk qajnë, por janë vetëm fjalë. Dhimbja për humbjen e një legjende pikëlloi gjithë botën dhe përjashtim nuk mund të bënin futbollistët që stërviteshin nga Maradona, më i madhi i të gjitha kohërave në futboll.

Të detyruar për të luajtur, Gimnasia zbriti në fushë, lojtarët fshinë lotët dhe fituan. Gol dhe fitore e dedikuar për Maradonë. Pak buzëqeshje dhe tani në klubin argjentinas duhet te mësohen me realitetin e ri. Diego nuk jeton më… /abcnews.al