Mes shumë tensionesh brenda dhe jashtë sallës, por edhe me zbulimin e provave dramatike nga prokurori i çështjes, në Buenos Aires ka nisur gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradona.
Mijëra njerëz u grumbulluan përpara Gjykatës Supreme. Me thirrje për drejtësi ata shoqëruan në fillim hyrjen në sallë të vajzave dhe bashkëshortes së “Pibe D’Or”, ndërsa me thirrje “vrasës” ata e bën të vështirë punë e policisë për të shoqëruar në sallë tetë personat e akuzuar për “vrasje me dashje”. Bëhet fjalë për safin mjekësor dhe sanitar që duhej të kujdesej për shëndetin e legjendës së futbollit pas një operacioni në kokë. I akuzuari kryesor është edhe mjeku personal i Maradona, Leonardo Luque.
Me nisjen e seancës së parë, e cila u transmetua direkt në llogarinë e Gjykatës Supreme në youtube, prokurori i çështjes nxorri përpara gjykatës disa fotografi të të ndjerit në shtratin e vdekjes, duke I shoqruar ato me shprehjen e përsëritur “Ja si vdiq Maradona”. Sipas tij, ato tregojnë neglizhencën e paramenduar të njerëzve që duhet të kujdeseshin për të, pasi nuk duhej një diplomë mjeku për të kuptuar se Diego Armando Maradona ishte në gjendje të rëndë.
Këto maje shokuese në sallën e gjyqit bënë që vajzat e ish yllit të futbollit botëror, Dalma dhe Xhanina të shpërthenin në lot, ndërsa ish bashkëshortja e tij Veronica Ojeda iu drejtua me fjalët “vrasës” të akuzuarve.
Këta të fundit pretendojnë se janë të pafajshëm, por përveç prokurorëve, ata përballen sipas mediave lokale me një urrejtje popullore.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare më 25 nëntor të vitit 2020 pas një krize respiratore në shtëpinë e tij në zonën e Tigres në Buenos Aires. Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit.