VIDEO/ Liverpooli kalon pa probleme Crystal Palace, “ngecin” Arsenali dhe Licester

schedule17:00 - 23 Janar, 2022

schedule 17:00 - 23 Janar, 2022

Liverpooli është përballur në kuadër të javës së 22 të Premier League me Crystal Palace në shtëpinë e këtyre të fundit.

“The Reds” kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër, 3-1.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8 me mbrojtësin Van Dijk dhe në minutën e 32 miqtë do të dyfishonin me Chamberlain.

Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 0-2, ndërsa e dyta do të niste më mirë për vendasit që ngushtojnë rezultatin në mintuën e 55 me Eduardo.

Liverpooli do të shënonte golin e tretë për vulosur fitoren në minutën e 89 me Fabinhon i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Arsenali nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi pa gola përballë Burnley në “Emirates” edhe dominoi pjesën më të madhe të lojës.

“Topçinjtë” dobësojnë disi pozitat në tabelë pasi në dy ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin vetëm një pikë.

Burnley i vendit të fundit merr një pikë shprese.

Edhe Licesteri nuk ka arritur të mbajë avantazhin përballë Brighton pasi golit të Daka në minutën e 46 do t’i përgjigjej Ëelbect në minutën e 82 për të vulosur rezultatin përfundimtar në 1-1. r.t/abcnews.al