Nuk mund të kishte eleminim më “të hidhur”, për Jurgen Klopp, nga një trofe evropian sesa ky në sezonin e tij të fundit, në drejtimin e “Të Kuqve”, të Liverpool, me këta të fundit, që nuk shkuan më shumë se fitorja, 0 me 1, në “Geëiss Stadium”, ndaj Atalanta-s, të Berat Gjimshitit, duke mos arritur të përmbysin humbjen 3 me 0, të një jave më parë, në “Anfield”.
Goli i vetëm i mbrëmjes, së kësaj të enjteje erdhi nga “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, i cili përktheu në gol një 11-metërsh, në minutën e 7’-të të sfidës dhe sfida u mbyll me aq, me “Bergamaskët” që rikthehet, pas vitit 1988, në gjysmëfinalet e një kompeticioni evropian, kësaj radhe duke eleminuar një kundërshar “gjigant”.
Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart, skuadra e Berat Gjimshitit kalon në gjysmëfinalet e UEFA Europa League, teksa përballë në sfidën e parë të kësaj faze, atë të 2 majit do të kenë fituesin e çiftit Olympique Marseille-Benfica, sfida e cila aktualisht është në kohën shtesë, pas avantazhit të siguruar nga francezët. /i.m /abcnews.al