VIDEO/ “Libra” sjell 40 emigrantë, mbërrijnë në Shëngjin, pas verifikimit do të nisen drejt Gjadrit

schedule16:17 - 11 Prill, 2025

schedule 16:17 - 11 Prill, 2025

Në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, kanë ardhur 40 emigrantët, në Portin e Shëngjinit, të cilët më pas do të akomodohen përkohësisht në Gjadër.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “ABC News”, kanë mbërritur anijet e para. Anija “Libra” mbërrin në Shëngjin për herë të katërt. Mësohet se këtë herë janë sjellë emigrantë që do të riatdhesohen në vendet e origjinës, pasi u është refuzuar azili.

Qendra e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh, që ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!