Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë pasi lëvizte i armatosur. 43-vjeçari banues në Shkodër, rezulton i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krehër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/