Emir Lenjani është shndërruar këtë sezon në lojtarin më të rëndësishëm për ekipin zviceran, Sionin. Anësori shqiptar ka shënuar disa gola dhe ka dhënë asiste të shumta për shokët e skuadrës, duke qenë shpeshherë protagonist.
Edhe sot në takimin kundër Servette, Lenjani arriti të gjejë golin dhe të barazojë shifrat. Në minutën e 30-të, mëngjarashi merr një top të gjatë nga Gruic dhe pasi e kontrollon mirë, niset drejt zonës.
Edhe pse në pozicion të prirët dhe diagonal me portën, futbollisti kuqezi nuk mendohet dy herë dhe gjuan fort me të majtën, duke mposhtur portierin mik dhe duke çuar shifrat në 1-1. Fantastik!/abcnews.al