Emir Lenjani dhe Blerim Toma kanë arritur të shënojnë sot për skuadrën e tyre, Sionin në Zvicër. Sion luajti kundër Zurich në transfertë dhe në minutën e 3-të, vendasit kaluan në avantazh.
Megjithatë, 5 minuta më vonë, lojtari shqiptar Toma arriti të shënojë, për të asistuar më pas në minutën e 13-të LEnjanin, i cili përmbysi gjithçka.
Merojtësi i majtë arriti t’i vjedhë kohën kundërshtarit dhe e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme krosimin e Tomës, për të çuar rezultatin në 1-2 në favor të Sion./abcnews.al
Et celui du 2-1 signé Lenjani à la 12ème ⚪️?#FCZSion #HopSion pic.twitter.com/N9Gu5VGbEe
— FC Sion (@FCSion) November 10, 2019