Mesfushori i FC Midtjylland, Mikael Anderson, tërhoqi vëmendjen e kamerave mbrëmjen e së martës në sfidën kundër Liverpool në Champions League.
Islandezi po bëhej gati të zëvendësonte mesfushorin tjetër, Awer Mabil, në minutën e 66-të të takimit dhe në atë moment ai po bëhej gati.
22-vjeçari i habiti të gjithë me mënyrën e tij për të veshur fanellën. Fillishimit ai e shikon atë dhe më pas e hedh mbi kokë dhe trup, përpara se të vendosë dhe krahët. Një teknikë shumë e çudtishme në fakt, por mesa duket kjo është krejt normale për Anderson.
Mikael Anderson of Midtjylland has the strangest technique for putting a football shirt on… ? pic.twitter.com/oc4OBV7dfr
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 27, 2020
Ndërkohë, të besuarit e Jurgen Klopp arritën të fitonin kundër danezëve me rezultatin 2-0. Tashmë “The Reds” kanë gjashtë pikë të plotë në dy ndeshje dhe renditen në vendin e parë të grupit D. / abcnews.al


