Vjen goli i parë në ndeshjet e sotme të Champions League. Leipzigu ka arritur të shënojë kundër Zenitit në Rusi. Diego Demme, kapiteni i ekipit gjerman, ka gjetur golin në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Mesfushori përfitoi nga një top i kthyer nga muri i vendasve pas një goditje dënimi dhe lëshoi një gjuajtje të saktë nga jashtë zone. Leipzig kishte shënuar edhe më parë me anë të mbrojtësit Halstenberg, por VAR-i anuloi golin.
Në “Camp Nou” po zhvillohet ndeshja tjetër midis Barcelonës dhe Slavia Prague. 45 minutat e para janë mbyllur pa gola, pavarësisht dominimit të ekipit katalanas (Messi ka tronditur traversën në minutën e 35-të).
Çekët ia dolën të gjenin golin në minutat shtesë, por gjithçka u anulua për pozicion të parregullt. Peter Olayinka e ka nisur ndeshjen si titullar, teksa është ndëshkuar me karton të verdhë në mesin e pjesës së parë. /abcnews.al