VIDEO/ Leeds ia del me 10 lojtarë, Guardiola mundet nga idhulli i tij

schedule15:33 - 10 Prill, 2021

schedule 15:33 - 10 Prill, 2021

Manchester City humbi 1-2 në shtëpi kundër Leeds United, teksa Marcelo Bielsa fitoi duelin me Pep Guardiolën. “Cityzens” e kanë mendjen te Champions League dhe një gjë e tillë u vu disi re sot.

Ekipi kryesues i Premier League, regjistroi humbjen e katërt sezonale në kampionat, ndërsa Leeds siguroi një fitore fantastike, sidomos prej faktit që luajti me dhjetë lojtarë prej pjesës së parë.

Suksesi i tretë radhazi për djemtë e Bielsas erdhi falë dygolëshit të Stuart Dallas. Mesfushori nga Irlanda e Veriut finalizoi një aksion të bukur në minutën e 40-të falë një goditje të saktë.

Topi i përplas në shtyllë dhe pastaj në rrjetë. Leeds mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të skocezit Liam Cooper. Ferran Torres riktheu baraspeshën në minutën e 76-të.

Leeds United nuk u dorëzua, Ezgjan Alioski dhuroi një asist për Dallas në minutat shtesë dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë pasi kreu një sprint të jashtëzakonshëm. /abcnews.al