VIDEO | Leeds i pandalshëm, eurogol i Ezgjan Alioskit

schedule14:56 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 14:56 - 7 Dhjetor, 2019

Vjet nuk ia doli për fare pak të rikthehej në Premier League, teksa sivjet Leeds është në rrugën e duhur. Ekipi i Marcelo Bielsa po luan në transfertë kundër Huddersfield dhe është pranë arritjes së fitores së gjashtë rresht në Championship.

Ndeshja është zhbllokuar nga Ezgjan Alioski, anësori ofensiv që mbron ngjyrat e kombëtares së Maqedonisë së Veriut. 27-vjeçari kaloi Leeds në avantazh në minutën e 50-të me anë të një eurogoli.

Goditje fluturimthi e Alioskit dhe asnjë shans për portierin vendas. Ruajtja e këtij rezultati e dërgon ekipin e njohur në vend të parë me 43 pikë pas 20-të javëve të para në divizonin e dytë të futbollit anglez. /abcnews.al