Katër ekipe shqiptare kanë luajtur sonte ndeshjet e para të raundit të dytë të Conference League, dhe pavarësisht fitores së Laçit, nuk mund të themi se ishte ditë e mirë.
Vllaznia nuk ka arritur të bëjë surprizën në Qipro ndaj AEL Limassol.
https://streamable.com/z9mrgb
Skuadra vendase u tregua gjatë gjithë ndeshjes dominuese dhe tregoi se është skuadër e një tjetër niveli, krahasuar me nënkampionët tanë. Shkodranët ndryshe nga Superiorja, në këtë ndeshje luajtën në mbrojtje, por sërish nuk e shmangën humbjen.
Skuadra e Brdaric mbijetoi deri në minutat shtesë të pjesës së parë, por më pas u ndëshkua nga Scepovic në minutën e dytë shtesë. Edhe në të dytën vendasit këmbëngulën, por një gol mjaftoi për të fituar këtë ndeshje dhe ardhur me avantazh në Shkodër.
https://streamable.com/n09841
Gjithsesi, gjithçka e hapur për Vllazninë, që luan nën sytë e shkodranëve në ndeshjen e kthimit. Ndërkohë e tmerrshme ishte Teuta sot. Skuadra e Edi Martinit është shpërfytyruar edhe një herë tjetër në Durrës, duke humbur 2-0 ndaj Inter d’Escaldes.
https://streamable.com/h6dbct
Dopieta e Soldevila i mjaftoi modestëve nga Andorra, me Teutën, që do i duhet të çajë një “mur” të tërë mbrojtës në Andorra dhe të shënojë të paktën dy gola për ta çuar ndeshjen e dytë në shtesë. Nëse luan si sot, vetëm humbjen ka të sigurt.
https://streamable.com/wffpu7
Laçi është skuadra e vetme shqiptare që shkëlqeu sonte. Djemtë e Shpëtim Duros kanë surprizuar skuadrën e Universitatea Craiova, duke e dominuar në një pjesë të mirë të ndeshjes dhe e mundur me shifrat minimale 1-0, falë një goli të Zarubica në minutën e 36.
Skuadra kurbinase mund të kishte shënuar më shumë gola, por humbi mjaft raste. Gjithsesi shkon e avantazhuar në ndeshjen e dytë në Rumani. Një tjetër shqiptare, Shkëndija ishte në fushë dhe u mund sonte. Shkëndija nuk ia doli të përballojë Rigan dhe u mund 2-0 nga letonezët, që vijnë të avantazhuar në ndeshjen e dytë në Tetovë. /abcnews.al
https://streamable.com/yrdh9i