Spektakolar ky gol i shënuar në Turqi. Emocione të papërshkrueshme për tifozët e Sivasspor, që festuan një gol në minutën e shtatë shtesë dhe panë skuadrën e tyre të shmangte humbjen.
Gjithçka ndodhi pas një goditjeje këndi në minutën e 97-të, kur Mustafa Yatabare, me një lëvizje akrobatike e ka dërguar topin në rrjetë dhe i barazoi shifrat në 2-2.
Gol fantastik, që lojtari i Sivasspor do ta mbajë mend gjatë. Me shumë mundësi do të jetë më i bukuri që ka realizuar në karrierë. Festa në stadium ishte e madhe, ndërkohë që edhe komentatori çmendet nga perla e ralizuar prej futbollistit Yatabare./abcnews.al
https://twitter.com/Ahmet_cvkk/status/1208741858018570241

