VIDEO/ Ky është trendi më i ri në TikTok

schedule05:31 - 14 Korrik, 2020

schedule 05:31 - 14 Korrik, 2020

Fushata më e fundit e TikTok #danceAwesome, ka sjellë thyerje rekordesh dhe miliona reagime pozitive nga e gjithë bota. Përkatësisht, pas bashkëpunimit të prezantuar së fundmi me grupin popullor mbarë globit K-Pop BTS, në formën e një edicioni special për Galaxy S20+ dhe Galaxy Buds+, Samsung u bashkua me një tjetër grup Korean që po bën bujë, duke nisur një prirje masive në platformën TikTok.

Vajzat nga grupi Blackpink krijuan një koreografi të lezetshme me një melodi “fiksuese”, në të cilat fjalët “ekran i shkëlqyeshëm, kamera e shkëlqyeshme, bateri e gjatë” përsëriten ritmikisht, duke theksuar funksionet që janë më të rëndësishmet për përdoruesit e telefonit, të cilat gjithashtu karakterizojnë serinë e re Galaxy A.

Siç pritej, përgjigja nga të rinjtë dhe fansat e Blackpink në të gjithë botën ishte fantastike – pasi 4.7 milion prej tyre iu bashkuan sfidës #danceAëesome dhe regjistruan versionin e tyre të koreografisë në nder të modeleve të serisë Galaxy A, të cilat morën më shumë se 20.2 miliard shikime në TikTok. Konfirmimi përfundimtar erdhi nga Association for Design and Art, e cila vlerësoi fushatën për kreativitet dhe risinë e  jashtëzakonshme.

Shikoni disa nga më të suksesshmit #danceAëesome TikTok më poshtë: