VIDEO / Ky është mjeku italian më i dashur, i kthen kujtesën pacientes së tij duke kënduar

schedule10:11 - 28 Janar, 2020

schedule 10:11 - 28 Janar, 2020

Një grua e moshuar në gjendje të rënduar shëndetësore me simptomat e ethe, e dehidratuar, dhe me humbje totale kujtese, amnezi, ishte paraqitur me urgjencë në spitalin e Lecces në itali shkruan abcnews.al.

Vajza e të moshuarës sapo kishte mbërritur në urgjencë, i ishte drejtuar mjekut Antonio Marzo shumë e shqetësuar:

“Doktor të lutem bëni diçka, ajo nuk kujton as se çfarë emri kam”.

Ndërsa vlerëson situatën për të gjetur mënyrën e mjekimit, mjeku fillon të këndojë refrenin e një kënge të “New Trolls” me zë të lartë.

Zonja e  moshuar e dëgjon, dhe fillon të këndojë bashkë me mjekun të njëjtën pjesë, duke çuditur të gjithë mjekët e pranishëm. Ajo nuk kujtonte emrin e vajzës së saj por jo refrenin e këngës së New trolls.

https://www.facebook.com/100006376092350/videos/2458595567696289/?t=6

“Mosbesimi shndërrohet në realitet, gëzim, shpresë, pasion. Më besoni, kura më e mirë nuk është një ilaç i përcaktuar sipas diagnozës, por është shumë më tepër“, ka shkruar mjeku në Facebook.

Ajo që ndodhi me pacienten, risjellja në kujtesë e një kënge, mbase ka mundur ta rikthejë atë, në ato kohë, që mbase kanë shënuar një kujtim të bukur në jetën e saj.

“U deshën vetëm disa momente, një aplikim tjetër terapeutik, për ta bërë qëndrimin e zonjës në spital më të mirë. Ne i dhamë mundësinë të gjejë dhe mbase të rinovojë kujtesën e saj, tani të lodhur nga mosha”, shkruan mjeku Marzo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!