VIDEO/ “Kush është njeriu me ngjyrë?!”, monologu i Cantona “hesht” rrjetin

schedule16:57 - 14 Qershor, 2020

schedule 16:57 - 14 Qershor, 2020

Eric Cantona është i veçantë. Ka qenë kur ishte futbollist, teksa zbriste në fushë me jakën e ngritur. Për të folur për të duhet një natë e gjatë dimri. Francezi, i cili shkëlqeu në Angli me Manchester United, është protagonist shpesh me videot që publikon, ku shfaqet duke bërë monolog.

I radhës është për racizmin dhe pyetja që ai ngre është me të vërtetë domethënëse.  “I dashur vëlla i bardhë. Kur unë linda isha i zi, kur u rrita isha sërish i zi, kur dal në diell jam i zi, kur sëmurem jam i zi, kur të vdes do të jem i zi.

Ndërkohë ti, njeri i bardhë, kur linde ishe rozë, ndërkohë që rriteshe ishe i bardhë, kur del në diell bëhesh i kuq, kur ke ftohtë bëhesh blu, kur ke frikë kthehesh në jeshil, kur sëmuresh zverdhesh, kurse kur të vdesësh do të jesh gri. Pra, ndërmjet meje dhe teje, kush është njeriu me ngjyrë”, thotë Cantona në monologun e tij. /abcnews.al

Powerful.

"Dear white brother …"Eric Cantona recites Leopold Senghor's poem about race and humanity.

Gepostet von ESPN FC am Freitag, 12. Juni 2020