VIDEO/ “Kush e vrau këtë fëmijën ore.. ?”, tmerri pas tragjedisë në Himarë

schedule18:10 - 2 Gusht, 2022

schedule 18:10 - 2 Gusht, 2022

Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë ditën e sotme, pasi një skaf i drejtuar nga kosmisari Arjan Tase, përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare të familjes Avdija, e cila ndodhej me pushime në Himarë.

Abc ka siguruar momentin e videos menjëherë pas aksidentit ku oficeri Tase i thotë shokut të tij se është ai që përplasi vajzën 7-vjeçare.

“O Tani jam unë”, dëgjohet teksa i drejtohet Arjan Tase mikut të tij.

Ndërkohë që në video dëgjohen edhe zërat e qytetarëve të cilët janë mjaft të irrituar me policin, i cili mesa duket pas ngjarjes së rëndë edhe ka kërcënuar familjarët e vajzës që përplasi me skaf.

/Abcnews.al/