Kukësi ka arritur të marrë një fitore fantastike dhe të luftuar deri në minutat e fundit të sfidës ndaj Vllaznisë, me verilindorët të cilët triumfuan me shifrat 1-0.
Pjesa e parë ishte një lojë tepër intensive nga të dyja skuadrat të cilat kërkonin të gjenin golin, por edhe paksa e ashpër, ku u morën disa kartona të verdhë dhe një i kuq për Kukësin.
Kështu, pjesën e dytë verilidnorët e nisën me një lojtar më pak dhe pritej që shkodranët të gjenin golin e avantazhit duke u favorizuar nga numri i lojtarëve në fushën e lojës.
Pas shumë tentativash, Kukësi shtrëngoi dhëmbët deri në fund të sfidës, madje duke gjetur edhe golin e avantazhit në minutën e 84’ të lojës, ku Rashiti shënoi me kokë.
Me këtë fitore, Kukësi renditet tashmë në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e gjashtë me 12 pikë./h.ll/abcnews.al