“Verilindorët” e Kukësit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi ndaj “korçarëve” të Skënderbeut, në përballjen e dytë të mesditës së kësaj të marte, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.
Pjesa e parë foli totalisht për “korçarët”, me Nnamdi Franklin Ahanonu e Gersild Lika, që shënuan nga një gol, në minutat 14’ e 40’, për ta mbyll pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë, mirëpo, në pjesën e dytë, golat e Zogos e Matheus Motta, në minutat 55’ e 82’ vendosn baraspeshën në “Arenën e Demave”, për të mbyllur siç duhet këtë përballje që rezultoi të ishte “magjike”.
Përsa i përket renditjes, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 18 pikëve, duke u pozicionuar kështu në vendin e 4-t të tabelës, 2 pikë më shumë se Dinamo i vendit të 5-të, ndërsa Kukësi ngjitet në vendin e 8 të renditjes, me 15 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e cila do të përballet në orën 16:00, me Teutën. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Nnamdi Franklin Ahanonu, 0-1:
Goli i Gersild Likës, 0-2:
Goli i Vasilios Zogos, 1-2:
Goli i Matheus Motta, 2-2: