Kukësi tenton me çdo kusht fitoren ndaj Teutës dhe e ka nisur në mënyrë fantastike duelin që po luhet në “Elbasan Arena”. Vesel Limaj realizoi një eurogol në minutën e pestë, duke kaluar në avantazh ekipin verilindor.
Gjithçka nisi nga një korne, teksa 23-vjeçari lëshoi një “predhë” me të majtën, me topin që përfundoi në rrjetë. Djemtë e Shehit nuk u ndalën dhe dyfishuan në minutën e 12-të me anë të Godberg Cooper.
Sulmuesi 22-vjeçar, i cili realizoi golin e parë në Superiore në fitoren e javës së kaluar 1-2 kundër Tiranës, përfitoi nga një asist i Abazajt dhe ndëshkoi portierin e skuadrës durrsake. /abcnews.al
Kategoria Superiore
Kukësi-Teuta 2-0
(Limaj 5′, Cooper 12′)