Është mbyllur takimi mes Teutës dhe Beitar Jerusalem, i vlefshëm për raundin e parë eliminator të UEFA Europa League. Teuta triumfoi pastër 2-0 falë golave të Krasniqit dhe Hebajt, për të marrë një kualifikim që i siguron plot 500 mijë euro.
Sfida nisi praktikisht me gol për Teutën, me Krasniqin që shënoi që në minutën e pestë të sfidës. Bomberi i ardhur nga Skënderbeu pati një debutim ëndrrash, duke shënuar me kokë pas një krosimi perfekt nga Kouros.
Goli i dytë, erdhi nga sulmuesi tjetër, Rubin Hebaj. I ardhur në fushë si zëvendësues për Krasniqin, Hebaj po ashtu shënoi me kokë, duke çuar në shtëpi favoritët e Beitar dhe duke kaluar Teutën në raundin tjetër.
Teuta merr 240 mijë euro nga kjo fitore për kalimin e turit të parë, si dhe për pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues të UEFA Europa League, përfiton edhe 260 mijë euro të tjera. Fitore e madhe!/abcnews.al


