Mund të thuhet me plot gojë se kriza ka kapluar “Bardheblutë” e Tiranës dhe duket se kjo situtatë do të vazhdojë akoma. Djemtë e Julian Ahmatajt kanë humbur mesditën e kësaj të diele, “Klasiken” e futbollit shqiptar, teksa në “Selman Stërmasi” janë mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, nga “Kuqeblutë” e Vllaznisë, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 37’-të të pjesë së parë, ku ish-“bomberi” i Kombëtares, Bekim Balaj ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, në një përballje tejet të luftuar, ku nuk munguan as rastet e kryeqytetasve, por që nuk arritën dot të gjenin rrugën e rrjetës.
Falë këtij rezultati, Tirana mbetet në vendin e 3-të të renditjes, në kuotën e 23 pikëve, por tashmë për këtë pozicion do të ketë rivalitetin e shkodranëve, me këta të fundit, që ngjiten në vendin e 4-t, të tabelës, po me 23 pikë, sa “Bardheblutë” e kryeqytetit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: