Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, Çlirim Shaholli, 42 vjeç, ka goditur me mjete të forta në kokë bashkëshorten e tij Adriana Shahollin 40 vjeçe.
40-vjeçarja ka shkuar rreth orës 19:55 në spitalin e Durrësit e lënduar rëndë dhe ka ndërruar jetë atje.
Policia ka shoqëruar në ambientet e policisë 42-vjeçarin, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht, policia bën të ditur se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, i cili ka degjeneruar më pas me përdorimin e sendeve të forta nga ana e 42-vjeçarit.
Në momentin e ngjarjes në banesë ishin vetëm dy bashkëshortët.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit në familje./abcnews.al