VIDEO/ Kosova e Bosnja i thonë “Jo” mini-shengenin, Vetëvendosje proteston kundër Vuçiç

schedule22:37 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 22:37 - 20 Dhjetor, 2019

Në Tiranë, Presidenti serb Aleksandër Vucic u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo nuk e pengoi takimin tre palësh që u zhvillua mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç. Nesër samitit të liderëve do ti bashkohet dhe presidenti i Malit të Zi, ndërsa Kosova dhe Bosnja refuzuan të bëhen pjesë e takimit të tretë për Minishengenin Ballkanik.

Kosova dhe Bosnjë Hercegovina nuk do të marrin pjesë në takimin e tretë të Minishengenit Ballkanik. Edi Rama mirëpriti këtë të premte homologon maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Të shtunën samitit i bashkohet edhe presidenti malazez, Gjukanovic.

Vetvendsoje protestoi ndaj presidentit serb, duke u përballur edhe me forcat e policisë që i mbajtën protestuesit larg hotelit ku u takuan tre liderët.

Në mbrëmje liderët morën pjesë në një koncert bamirësie për të prekurit nga tërmeti, ndërsa mëngjesin e së shtunës do të vizitohen disa zona të prekura në Durrës.

Paraditen e kësaj të shtune do të zhvillohen dy takime për Minishengenin, ndërsa në orën 13:30, liderët do të dalin në një konferencë shtypi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!