Dejvid Kapllani është një nga të rinjtë premtues të Teutës. Sulmuesi, i cili ka spikatur me moshat e durrsakëve, është pjesë e ekipit të parë dhe ka provuar të debutojë në Superiore. Sigurisht hapësirat për të nuk kanë qenë të shumta.
Kapllani po pret mundësinë e tij dhe këto kohë që kampionati ka ndalur, ai vijon të stërvitet. Shpesh shkon në pallatin e sportit në Qytetin e Durrësit dhe si të rinjtë regjistron edhe ndonjë video në rrjetet sociale.
Kapllani ka treguar që jo vetëm shënon gola, por di edhe të realizojë kosha me këmbë. Veçse në Tik Tok, sulmuesi e ka postuar videon edhe në Instagram, ku e ngacmon mesfushori Ledjo Beqja, i cili i shkruan: “Çfarë bën kështu more mistrec”. Sigurisht me shaka, e gjitha. / abcnews.al