Video/ Konflikt me armë zjarri në Tiranë, nuk ka të lënduar

schedule22:44 - 17 Shtator, 2018

schedule 22:44 - 17 Shtator, 2018

Një telefonatë në sallën operative të drejtorisë së policisë Tiranë ka alarmuar blutë e kryeqytetit. Sipas njoftimit paraprak të policisë së shtetit ka qenë një sinjalizim qytetar, për një të plagosur me armë zjarri në rrugën “Shefqet Musaraj”.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të verifikuar informacionin. Në njoftimin e policisë thuhet se nga verifikimi i parë, pronari i një lokali me iniciale L. L. është konfliktuar është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar. Ky i fundit gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shoqëruar në Komisariat pronari i lokalit.

Tiranë, Informacion Paraprak

Më datë 17.09.2018, rreth orës 21:10, në një lokal në rrugën “Shefqet Musaraj”, shtetasi L. L., rreth 35 vjeç (pronari i lokalit) për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore pronari i lokalit, shtetasi L. L., dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!