VIDEO/ Koka: Harlem Desir i OSBE është dënuar në Francë, arsyeja pse i bindet Ramës

schedule22:40 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 22:40 - 18 Dhjetor, 2019

“Harlem Désir, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias është dënuar në Francë me gjobë dhe burg”. Kështu u shpreh sonte në “Byro Politike”, gazetari Blendian Koka në studion e “Byro Politike” në Abc News.

Në debat me deputeten e PS-së, Milva Ekonomi, Koka tha se zyrtari i OSBE-së i bindet Ramës, sepse i ka fatin në dorë. Arsyeja është se në 2020, Shqipëria merr Presidencen e radhës së OSBE.

“Si nuk e dëgjuar ankesën e Ddunja Mijatovic, por shefi yt politik citon njëfarë Harlem Désir. Ky zotëria më 17 dhjetor 1998 është dënuar në Francë me 18 muaj burgim dhe gjobë për abuzim me me pronën shtetërore. Ja kjo është OBSE që citoni ju, ndërsa Këshillin e Europës që foli qartësisht kundër ligjit, ju nuk e citoni”, tha Koka./abcnews.al

*Në video ndiqni debatin e plotë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!