VIDEO/ Kjo është vila e çiftit Laze, grabitësit kishin informaror të brendshëm

schedule09:19 - 20 Janar, 2020

schedule 09:19 - 20 Janar, 2020

Petrit dhe Aferdita Laze ranë pre e një grabitje të armatosur mbrëmjen e djeshme në lagjen Allias të Tiranës. Dy grabitësit e armatosur dhe me maska mësohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e vilës dykatëshe buzë rrugës “Njazi Meka”. Grabitësit janë zbuluar nga vajza e 17 vjeçe e familjes e cila ka njoftuar prindërit. Autorët, përveç se e kanë qëlluar me armë zjarri Petrit Lazen e kanë goditur edhe me sende të forta. Ndërsa Afërdira Laze ka marrë vetem një plumb në këmbë. Ata ndodhen në spitalin e Traumës, ku Petrit Laze paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa e shoqja është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i Abc News, Andi Qosja, referuar burimeve ka mësuar se grabitësit kanë pasur informator të brendshëm. Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor pasi, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze. Kujtojmë se ata janë pronarë të furrës së bukës “Laze” me disa pika në Tiranë.

Sakaq burimet thanë se vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme, raporton abcnews.al.

Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Siç shihet në pamje, vila ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!