Mërgim Vojvoda u shpall lojtari më i mirë i Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë. Mbrojtësi i djathtë bëri nëj ndeshje të shkëlqyer dhe neutralizoi totalisht yllin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi. Gjithashtu, Vojvoda ndaloi shpeshherë edhe mesfushorin e Liverpool, Alex Oxlade-Chamberlain, që u mundua të ndihmonte Odoin nga krahu i majtë.
Vojvoda e ka siguruar vendin e titullarin në formacion dhe Challandes nuk e diskuton aspak rolin e mbrojtësit të djathtë. Kjo për shkak se Vojvoda ka bërë paraqitje të shkëlqyera dhe nuk e ka vendosur asnjëherë ekipin e tij në vështirësi.
Edhe kur është në presionin e dy apo tre lojtarëve, Vojvoda tregon qetësi dhe klas, duke zgjidhur çdo situatë problematike. Në takimin e djeshëm kundër Anglisë, Vojvoda me një driblim nxori jashtë loje tre yjet e Anglisë, Odoi, Chamberlain dhe Kane. Fantastik!/abcnews.al
Never afraid to play good football!
Mergim Vojvoda showing his class against England.#KOSENG ?????????pic.twitter.com/kYBQsMRkkR
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) November 17, 2019