VIDEO/ Juventusi në formë ndaj Atalantës, Giroud i dhuron fitoren Milanit

schedule22:28 - 14 Gusht, 2021

schedule 22:28 - 14 Gusht, 2021

Juventusi dhe Milani fituan takimet e fundit miqësore përpara nisjes së sezonit të ri në Serie A. Bardhezinjtë e Max Allegrit ia dolën të thyejnë 3-1 Atalantën (Gjimshiti titullar). Paulo Dybala finalizoi një kundërsulm të bukur në minutën e tetë, por Luis Muriel barazoi dhjetë minuta më vonë me penallti.

Federico Chiesa dhuroi një tjetër asist në minutën e 39-të, që u kthye në gol nga Federico Bernardeschi (eurogol). Në minutat shtesë të ndeshjes erdhi edhe goli i Alvaro Moratës, i cili vulosi suksesin 3-1 për Juventusin.

Milani u përball në Trieste me grekët e Panathinaikos, të cilët i mposhti 2-1. Oliver Giroud është përshtatur për mrekulli te kuqezinjtë dhe realizoi dy golat e fitores në pjesën e parë pas asisteve të marra nga Tomori dhe Calabria. Fotis Ioannidis shënoi golin e nderit për ekipin nga Athina. /abcnews.al

https://streamable.com/arf6pv

https://streamable.com/v90lry