VIDEO/ Juventusi likuidon Spezian, Dortmund në gjysmëfinale të Kupës

schedule22:42 - 2 Mars, 2021

schedule 22:42 - 2 Mars, 2021

Juventusi dhe Borussia Dortmund kanë festuar, pasi triumfuan sonte në duelet respektive në kompeticione krejtësisht të ndryshme. Bardhezinjtë vuajtën kundër Spezia, edhe pse fituan me rezultatin e pastër 3-0.

Në pjesën e parë shtylla e shpëtoi skuadrën mike pas një gjuajtje të Cristiano Ronaldos. Chiesa ndërkohë kërkonte të zgjidhte shumë situata vetë, kurse Spezia bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Takimi u zhbllokua në minutën e 62-të, kur Morata shënoi dhe u desh VAR ta konfirmonte golin. Më pas Chiesa i qetësoi bardhezinjtë, duke shënuar edhe golin e dytë. CR7 u mundua të linte shenjë dhe ia doli në minutën e 89-të, kur realizoi golin e tretë me një gjuajtje të saktë brenda zonës. Në shtesa u dha një penallti për Spezia, por portieri i Juves e priti.

Në Gjermani Borussia M’Gladbah u përballë me Borussia Dortmund, me këta të fundit që fituan 0-1 dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Jadon Sancho realizoi golin e fitores, pas një aksioni perfekt të verdhezinjve. Më parë Haaland kishte shënuar, por VAR ia hoqi golin. /abcnews.al