VIDEO/ Juventusi e nis “zjarr” pjesën e dytë, CR7 zhbllokon takimin me Hellas

schedule22:03 - 27 Shkurt, 2021

schedule 22:03 - 27 Shkurt, 2021

Po luhet ndeshja Hellas Verona-Juventus, teksa 45 minutat e para nuk prodhuan asnjë gol. Pushimi i ka bërë mirë kampionëve të Italisë, të cilët e kanë nisur me një marsh më shumë fraksionin e dytë të takimit.

Bardhezinjtë e Andrea Pirlos ia kanë dalë më në fund të thyejnë mbrojtjen e fortë të ekipit të Ivan Juric. Minuta e 49-të, lëvizje e bukur e Federico Chiesa, asist për Cristiano Ronaldon dhe finalizim i yllit portugez.

Avantazh i rëndësishëm i Juventusit dhe goli i 19-të sezonal në Serie A për sulmuesin 36-vjeçar, i cili kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit italian. /abcnews.al