VIDEO/ Juve bën detyrën, supergoli i Messit nuk mjafton për PSG-në

schedule22:55 - 5 Tetor, 2022

schedule 22:55 - 5 Tetor, 2022

Grupi H ka rezervuar surpriza. PSG është ndalur në transfertë nga Benfica duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.

Messi realizoi një supergol në minutën e 22, por vendasit përfituan në fund të pjesës së parë pasi Danilo realizoi autogol.

Ky barazim e mban PSG sërish në vendin e parë me 7 pikë, po aq sa ka dhe Benfica por me golavarazh më të mirë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit H, Juventus ka fituar 3-1 ndaj Maccabit.

Golat për bardhezinjtë u realizuan dy herë nga Rabiot, dhe Vlahovic, ndërsa për izraelitët shënoi David.

Juve mban vendin e 3 me 3 pikë, ndërsa Maccabi mbyll grupin me 0 pikë. /G.D abcnews.al/

SHIKO GOLAT E JUVENTUS KETU

SHIKO GOLAT E Benfica-PSG