VIDEO/ Jo vetëm gafa në Durrës, Sheriff Tiraspol realizon një eurogol

schedule20:18 - 7 Korrik, 2021

schedule 20:18 - 7 Korrik, 2021

U mendua se pushimi mes pjesëve do t’i bënte mirë Teutës, por jo. Kampionët e Shqipërisë kanë pësuar edhe golin e tretë nga Sheriff Tiraspol në sfidën shtëpiake të raundit të parë në Champions League.

Minuta e 56-të dhe eurogol i Adama Traore. Sulmuesi nga Mali u nis nga krahu i majtë dhe lëshoi një goditje të bukur, që u ndal në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Stivi Frashëri.

0-3 për kampionët e Moldavisë ka shkuar rezultati në “Niko Dovana”, teksa djemtë e Edi Martinit po tentojnë të realizojnë të paktën një gol. /abcnews.al