TURQI- Teksa po mbushen dy javë nga tërmeti shkatërrues, ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë të bëjnë mrekulli poshtë rrënojave të ndërtesave dhe pallateve të shembura. Sipas mediave vendase, një burrë u nxor i gjallë pasi ishte bllokuar poshtë gërmadhave për më shumë se 278 orë.
A man was just rescued alive more than 278 hours after the earthquake in Turkey! He survived multiple nights of freezing cold temperatures.
— Wall Street Silver (@WallStreetSilv) February 18, 2023
Në media janë publikuar momentet e këtij aksioni që rezultoi me fat për qytetarin nga Turqia. Ai u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor të specializuar. Turqia dhe Siria me 6 shkurt u goditën nga tërmeti shkatërrues, si pasojë e të cilit 46 mijë persona humbën jetën/abcnews.al