Partizani i është falur Jasir Asanit në duelin me Apoloninë dhe ka marrë tre pikë shumë të vlefshme ndaj një ekipi që i kishte ndalur të kuqtë në dy ndeshje më parë, si dhe është ngjitur në vend të parë pas barazimit të Vllaznisë me Teutën në Durrës.

NDESHJA NË ELBASAN – Partizani e nisi në sulm që në fillim dhe Jasir Asani ishte protagonist, duke rrezikuar disa herë portën e Apolonisë. Portieri Harizaj ishte në gatishmëri, duke bërë pritje vendimtare. Ai ndali në një moment edhe Çinarin, kurse në tentativën e dytë Bardhi u ndal nga shtylla pingule.
Në fundin e pjesës së parë Stenio Junior tentoi rrugën e rrjetës, por topi i gjuajtur prej tij u devijua nga një prej mbrojtësve të Apolonisë. Në 45 minuta nuk pati asnjë gol, ndërsa Partizani edhe të dytën e nisi në sulm.
Bitri me kokë për pak sa nuk i ndëshkoi fierakët, me një goditje me kokë. Sulmet e panumërta të Partizanit u konkretizuan nga Jasir Asani, i cili e ndëshkoi portierin Harizaj pas 76 minutash lojë. Të kuqtë kishin mundësinë të shënonin edhe golin e dytë, por nuk ia dolën. Gjithsesi më shumë vlerë në këtë duel kishin tre pikët dhe Partizanit i vlejnë shumë në luftën për titull.
NDESHJA NË SHKODËR – Vllaznia iu afrua golit shumë shpejt, por Demir Imeri pak metra me portën goditi në mënyrë të gabuar. Mesfushori me tipare sulmuese nuk shënoi dot, ndërkohë që shkodranët u munduan të diktojnë lojën me Teutën.
Sigurisht kjo nuk ishte e lehtë, pasi edhe durrsakët janë një ekip që lufton për titullin kampion. Vllaznia në fundin e pjesës së parë kishte mundësinë tjetër të artë për të realizuar, por Dilaver pas gabimit të portierit Frashëri godit dhe e çoi topin në shtyllë.
Asnjë gol në pjesën e parë, ndërsa e dyta nisi me vonesë për shkak se duhet të zbrazej tribuna nga tifozët që ishin shtuar. Më pas gjithçka u përqendrua në fushën e blertë, atyre ku pati shumë duele mes lojtarëve në çdo repart.
Cisse në minutat shtesë rrezikoi për Vllazninë, ndërkohë që Isaevski në një moment bëri një faull për të ndalur një sulm të shkodranëve. Teuta në limite iu afrua golit, por vetëm kaq. 0-0 dhe durrsakët dorëzojnë vendin e parë. /abcnews.al
PARTIZANI-APOLONIA 1-0
Shënues: Asani 76′
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja (Kote 66′), Murataj (Hasani 66′), Bardhi, Asani (Cara 85′), Çinari, Stenio Junior (Cardoso 85′). Trajner: Ilir Daja.
APOLONIA: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Asllanaj (Haxhiu 53′), Smaçi (Hebeja 67′), Yeboah, Shanaj, Zoga, Mihana, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata.
Kartonë të verdhë: Mala 88′, Bardhi 89′
VLLAZNIA-TEUTA 0-0
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku, Hoxhaj, Imeri (Jonuzi 66′), Victor Da Silva (Cisse 85′), Dilaver (Kruja 66′). Trajner: Thomas Brdaric.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi (Kouros 9′), Jackson, Aleksi, Avdyli (Karabeci 62′), E. Vila, L. Vila, Bregu (Gruda 84′), Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
Kartonë të verdhë: Gurishta 69′, Isaevski 91′, Krymi 92′
76′ Jasir Asani realizon për Partizanin. Sulmuesi anësor nuk fali i vetëm me portierin e Apolonisë, Romeo Harizaj
https://streamable.com/k34h6o
45+1′ Stivi Frashëri bëri një dalje të gabuar dhe Vllaznia iu afruar golit. Dilaver e çoi topin drejt e në shtyllën pingule.
https://streamable.com/h1efr5
32′ Shtylla ndal Partizanin, që po sulmon shpesh. Harizaj ndali fillimisht Çinarin, kurse më pas Bardhi goditi me kokë dhe topi shkoi në shtyllë
https://streamable.com/vgn3hw
5′ Demir Imeri kishte mundësinë e artë për të ndëshkuar Teutën, por mesfushori me tipare sulmuese goditi shumë keq pak metra me portën e Frashërit
https://streamable.com/thue1d
VLLAZNIA-TEUTA
PARTIZANI-APOLONIA

