Forcat e Armatosura të Izraelit kanë publikuar një video të re të tunelit të zbuluar të enjten, nën spitalin Al-Shifa, në qytetin e Gazës. Sipas tyre, tuneli është 55 metra i gjatë dhe 10 metra nën tokë.
OPERATIONAL UPDATE: IDF and ISA forces revealed a significant 55-meter-long terrorist tunnel, 10 meters underneath the Shifa Hospital complex during an intelligence-based operation.
The tunnel entrance contains various defense mechanisms, such as a blast-proof door and a firing… pic.twitter.com/tU4J6BD4ZG
— Israel Defense Forces (@IDF) November 19, 2023
Ndërkohë, ushtria izraelite ka publikuar disa pamje, të cilat sipas saj, janë marrë nga filmimet e kamerave të sigurisë të spitalit Al-Shifa, në Gaza. Sipas saj, imazhet tregojnë terroristët e Hamasit duke tërhequr zvarrë një peng nepalez dhe një tajlandez në ambientet e spitalit.
Nga pamjet duket se njëri prej të tyre është plagosur në krah, ndërsa tjetri tërhiqet me forcë.
/abcnews.al