Ish-depot e naftës në Nartë janë përfshirë nga flakët. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.
Lexo edhe: Flakët pushtojnë vendin, Peleshi: Në pjesën më të madhe s’ka rrezik për banesat
Ndërkohë prej ditësh vendi ndodhet në flakë. Shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Ushtrisë janë në luftë me zjarrin për të ndaluar përhapjen e flakëve.
Kujtojmë se si pasojë e zjarrit në Gjirokastër humbi jetën një person.
64 vjeçari Andrea Haxhiaj humbi jetën për shkak të flakëve të rëna pranë shtëpisë së tij, ndërsa mbeti e dëmtuar rëndë edhe bashkëshortja e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
/abcnews.al/